Connect with us

Kosova

Vuçiç bën thirrje: Të bashkohemi për të ruajtur popullin serb në Kosovë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se është e nevojshme që njerëzit në Serbi të bashkohen pa dallim, për të ruajtur popullin serb në Kosovë dhe atdheun e tyre.

Ai theksoi gjithashtu se kryeministri ne detyre I Kosoves Albin Kurti ende vazhdon te ndermarre veprime kundër popullit serb.

“Kemi parë se Albin Kurti ka vendosur gurët e themelit për dy ura mbi lumin Iber pa pëlqimin e popullit serb të Mitrovicës Veriore dhe kjo do te thote dëbim i popullit serb atje” – deklaroi Vucic.

“Ne të gjithë do të duhet të punojmë së bashku dhe të bashkohemi për të ruajtur popullin dhe atdheun tonë” – theksoi gjithashtu presidenti serb.

 

Advertisement