Connect with us

Kronike

Arrestohen CEO i “Bankers Petroleum” Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo

Një operacion i befasishëm i Policisë së Fierit ka çuar sot në arrestimin e dy drejtuesve të kompanisë së njohur naftënxjerrëse, “Bankers Petroleum”.

Në pranga kanë rënë CEO aktual me kombësi kineze Hongping Xiao, si dhe ish-drejtuesi i saj, Leonidha Çobo.

Sipas burimeve, oficerët e policisë kanë hyrë me forcë në zyrat qëndrore të kompanisë.

Bankers Petroleum është akuzuar në të kaluarën nga Drejtoria e Tatimeve se nuk ka likujduar detyrimet fiskale ndaj shtetit.

Gjithashtu, Bankers akuzohet prej një kohe të gjatë për ndotjen që shkakton në zonë si rezultat i aktivitetit naftënxjerrës, pa respektuar standardet.

Advertisement