Kosova
Lëmshi i Gjykatës Kushtetuese/ Futi dyshime të reja në krizën politike në Kosovë

Politologu Ognjen Gogić deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, nuk solli një zgjidhje, por shtoi më tepër dyshime të reja për krizën institucionale, dhe sipas tij, problemi kryesor është se Albin Kurti nuk ka shumicën dhe opozita nuk dëshiron të formojë një qeveri të re.
“As Kushtetuta dhe as vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk thonë se çfarë do duhet të ndodh pas skadimit të afatit 30 ditor për konsituimin e Kuvendit. Ndoshta duhet që Gjykata Kushtetuese të prononcohet përsëri për këtë çështje, ne menyre qe edhe presidentja Vjosa Osmani, nese do jete e nevojshme, të shpërndajë Kuvendin” – shpjegoi Gogiç
Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se jo vetëm që partitë nuk kanë arritur një marrëveshje për konstituimin e parlamentit, por nuk ka as marrëveshje për shumicën parlamentare.
Ai shpjegoi se emri i kandidatit per kryetar kuvendi është një “mashtrim politik” dhe se opozita është e vetëdijshme se Kurti nuk do ta ndryshonte vendimin e tij, por edhe se ata nuk do të mbështesnin asnjë kandidat tjetër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje

