Gjatë takimit me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika dhe pakënaqësi për punën e kryer nga ky institucion, duke i kërkuar kryebashkiakut Ermal Dredha të shkarkojë të gjithë drejtorët e bashkisë.

Rama i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut Dredha.

Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe socialistët e Vlorës. Rama ka komanduar si drejtues të PS në qytetin bregdetar, Klevis Kason dhe Eriona Ismailin.

Gjatë kësaj vizite në Vlorë, Edi Rama shoqërohej nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe që pas 34-vjetorit të PS-së, ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin.

Të mërkurën zhvilloi një mbledhje në Cerrik, ku u tërhoqi vëmendje kryebashkiakëve të Qarkut të Elbasanit, për mungesë vëmendjeje ndaj zhvillimit të zonave rurale./news24