Pas deklaratës së Ilir Metës që e quajti “Zegjine e SPAK”, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë me një postim ironik e thumbues.
Ajo mohon të jetë e penguar për të udhëtuar jashtë vendit dhe shprehet se ka vizë amerikane me hyrje-dalje të shumta.
Kryemadhi thumbon Metën duke e quajtur “fans i Zegjinesë”, ndërsa përmend edhe Tedi Blushin si “fansi i garderobës së saj”.

Postimi i Monika Kryemadhit:
“Një sqarim i vogël në këtë ditë të nxehtë për të ftohur mendje të nxehura nga dezinformues tradicionalë”. Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës dhe çdo vendi tjetër dhe përveç ditës që drejtësia ka vendosur të jem në “detyrim paraqitje” pranë SPAK.
Siç e shikoni, viza amerikane është me disa hyrje-dalje dhe kjo është një gjë e vërtetueshme nga foto ose nga zyra e shtypit në ambasadën përkatëse. Nuk kam nevojë të marrë leje askund, madje as fansit të Zegjinesë, e as fansit të garderobës sime Tedi Blushit, për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam viza pune.