Connect with us

Sport

‘Hirushes i vjedhin këpucët’, Chelsea mposht 2-0 Fluminensen

Në “MetLife Stadium” në New York, Chelsea mposhti 2-0 skuadrën e Fluminenses falë dopietës së Joao Pedros dhe bëhet finalistja e parë e Kupës së Botës për Klube. Sfida nisi mirë për të besuarit e Marescas, me një ish si Joao Pedro që u shënoi brazilianëve. Sulmuesi kontrolloi bukur topin dhe nga jashtë zone lëshoi një të djathtë që u ndal në trekëndëshin e majtë të portierit Fabio. Në minutën e 36-të Fluminense pretendoi për penallti, por pas konsultës me VAR arbitri vijoi lojën. Edhe pjesa e dytë foli për Chelsea. Sërish Joao Pedro në minutën e 56-të shënoi një tjetër gol të bukur, këtë herë pas pasimit final të Enzo Fernandez. Vijimi i lojës nuk solli asnjë ndryshim rezultati dhe Chelsea pret të mësojë sot rivalët për në finale, me PSG që luan kundër Real Madrid në orën 21:00. Fluminense është jashtë Kupës së Botës për Klube, por brazilianët ishin surpriza e këtij eventi duke nxjerrë jashtë Interin, për t’u cilësuar si “Hirushja” e Kupës së Botës për Klube.

Advertisement