Connect with us

Kronike

E rëndë në Mat! Babai e denoncoi të zhdukur, gjendet i pajetë 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Ka qenë i ati që ka bërë kallëzim në polici se i biri nuk është kthyer në banesë. Policia thotë se pas disa orësh kërkime, kanë gjetur trupin e tij të pajetë pranë liqenit të Shkopetit, ndërkohë që automjeti dyshohet se ka rënë në liqen. 23-vjeçari u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit është identifikuar si Renis Dobra.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.
Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Lajm ne perditesim…Kanë dalë detaje të reja në lidhje me ngjarjen në Mat, ku një i ri 23-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Thuhet se i riu po lëvizte me automjet kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Automjeti i tij sakaq mësohet se ka përfunduar në Liqenin e Shkopetit.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, mbrëmjen e djeshme është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.
Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.
Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Lajm në përditësim…Mat, 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i vdekur, nuk përjashtohet që të jetë vrarë, vijojnë hetimet
Mat, Renis Dobra u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, burime: S’ka shenja dhune në trup. Sipas informacioneve, i riu dyshohet se është rrëmbyer disa ditë më parë, ndërsa ende nuk dihet nëse është vrarë apo mbytur

Advertisement