Connect with us

Kronike

Pogradec/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”.
Një 34-vjeçar ndërroi jetë pasi makina që po lëvizte përfundoi në liqen.
Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë humbja e konrollit mbi drejtimin e automjetit.
“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën”, informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Advertisement