Kosova
Vuçiç: Shikoni mediat në Prishtinë dhe Sarajevë, shkruajnë me shumë urrejtje ndaj serbëve

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se është krenar për Serbinë sepse, sipas tij, ndryshe nga disa qendra rajonale, ajo nuk dominohet nga shovinizmi, as nuk kultivon urrejtje ndaj të tjerëve.
Duke folur për zhvillimet aktuale politike dhe shoqërore për TV Pink, Vuçiç theksoi veçanërisht qëndrimin e tij ndaj rajonit, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i kushtojnë vëmendje, siç tha ai, sasisë së urrejtjes ndaj serbëve në mediat e disa vendeve fqinje.
“Shikoni sa urrejtje ka kundër serbëve në të gjitha mediat e Sarajevës. Shikoni çfarë po ndodh në Prishtinë, në mediat e tyre dhe në shumë qendra të tjera rajonale. KAtje ka vetem urrejtje ndaj serbeve” – deklaroi Vucic dhe shtoi se është krenar që Serbia, siç pretendoi ai, ka vetëdije kombëtare të qartë dhe të padiskutueshme, por jo një politikë të drejtuar kundër popujve të tjerë.

