Connect with us

Aktualitet

44-vjeçari terrorizon qytetarët, futet në lokal me sëpatë dhe tenton të godasë dy persona

Një 44-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kishte shkuar në lokal me sëpatë dhe kishte kanosur dy persona.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sopatë shtetasin E. A., dhe shtetasen E. S.,
të dy banues në Durrës

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., i cili kishte dijeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë.

Advertisement