Bota
BE dhe Meksika kritikojnë tarifën prej 30% të propozuar nga presidenti Trump

Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia kanë reaguar pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi tarifa prej 30% për të gjitha mallrat e BE-së të importuara në SHBA, duke i bërë thirrje BE-së të përshpejtojë përgatitjet për kundërmasa, negociata “pragmatike” dhe një “marrëveshje të drejtë”.
“Tarifat do t’i godasin rëndë kompanitë eksportuese evropiane. Në të njëjtën kohë, ato do të kenë një ndikim të fortë në ekonomi dhe konsumatorët në anën tjetër të Atlantikut”, tha ministrja gjermane përmes një deklarate
Trump njoftoi se tarifat do të zbatohen për shumicën e mallrave të BE-së të importuara në SHBA nga 1 gushti. E njëjta përqindje vlen edhe për Meksikën.
Meksika e quajti “marrëveshje të padrejtë” të Trump dhe këmbënguli se sovraniteti i saj është i panegociueshëm, ndërsa shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, kërcënoi të marrë “kundërmasa proporcionale” nëse është e nevojshme.
Dy palët thanë se duan të vazhdojnë negociatat me SHBA-në.
Trump ka paralajmëruar se do të vendosë taksa edhe më të larta mbi importet nëse ndonjëri prej partnerëve tregtarë të SHBA-së vendos të hakmerret.
Këtë javë Trump njoftoi gjithashtu tarifa të reja për mallrat nga Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja dhe Brazili duke filluar nga muaji i ardhshëm.

