Connect with us

Kronike

Tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë, si paraqitet gjendja e 17-vjeçares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri.

Ajo është transportuar nga familjarë me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka një plumb në kokë, afër syrit, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.

Mësohet se e reja është nga një fshat i Vlorës dhe ka qenë tek gjyshërit në lagjen ‘Kushtrimi’, ku dhe është vetëplagosur me armë tip pistoletë.

Sipas bluzave të bardha 17-vjeçaraja ka qenë e vetëdijshme kur ka mbërritur në ambientet e spitalit të Vlorës, por në momentin e parë ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në koma.

Sipas mjekëve ka dy dëmtime në kokë një në pjesën e syrit afër temthit dhe një në pjesën sipër kokës ku dhe plumbi ka dalë.

Sipas mjekëve 17-vjeçarja është e intubuar, ndërsa qëndrimi i saj ende në jetë është për shkak se gjaku ka dalë jashtë kokës dhe nuk ka hemorragji.

Pritet dërgimi i saj drejt spitalit të Tiranës.

Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje familjarët, e paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.

Advertisement