Connect with us

Politike

Urdhër i prerë/ Rama: Sekuestroni çdo litër qumësht pa faturë

Kjo e hënë i ka gjetur agjentët e tatimeve në terren duke kontrolluar dhe konfiskuar të gjitha produktet e qumështit që shiten pa faturë si dhe të produkteve të tjera ushqimore.

Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administrata Tatimore përmes këtij aksioni të përbashkët synojnë të rrisin transparencën, të forcojnë sigurinë ushqimore dhe të ulin informalitetin në sektor.

Kryeministri Edi Rama tha se mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin e freskët kërcënon shëndetin e konsumatorëve, përveçse cënon rendin ligjor si çdo mosfaturim tjetër.

“Angazhim maksimal për sekuestrimin e këtyre mallrave pa faturë”, shkruan Rama.

Advertisement