Shkrime
‘Ata që shkatërruan Thethin, janë kriminelë rruge, rrugeçër, vagabondë njësoj si Rama

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka komentuar vendimet e kryeministrit Rama sa i përket pushtetit vendor ku kërkoi dorëheqjen e drejtorëve dhe nënkryetarëve, si dhe aksionet e policisë në Theth dhe kudo në Shqipëri për lirimin e hapësirave publike. Ai tha se kryeministri Edi Rama po tregon plotfuqishmërinë e tij dhe se ecën jashtë çdo llogjike. Sipas Strazimirit, veprime të tilla të Ramës janë të njohura prej shumë vitesh.
“Rama është brenda planit të tij, të atij që ka bërë prej 22 vitesh rresht. Pra nuk luajti mendsh. Edhe në bashkinë e Tiranës këtë punë bënte. E kemi njohur që në kohën e partisë dhe e dimë se kush është. Ai po tregon plotfuqishmërinë e tij.
Të gjithë llogjikën që ju bëtë, pse në mes të sezonit, pse nuk e bëri para apo pas sezonit, pse në Theth e jo diku tjetër. Jo. Kjo do të ishte një linjë logjike.
Por për të treguar plotfuqishmërinë e tij, ai ecën jashtë çdo lloj llogjike. I vë gishtin, e shkatërron pikërisht se nuk ka asnjë llogjikë. Pikërisht se ka me mijëra probleme të tjera. Dhe po ta shohësh, në asnjë studio nuk diskutohet.
Fakti që 5 ditë para zgjedhjeve ai shkoi atje dhe u tha, ti gëzoni se janë pronat tuaja, i keni brez pas brezi. Menjëherë pas saj, pas zgjedhjeve ai e bëri në Theth pikërisht për të treguar se ka pushtet dhe mbi logjikën, arsyen, se mbi ligjin e institucionet po që po.
Ajo që më bën përshtypje që ata rrugeçër që shohim në Theth dhe flasin njësoj si ky, që kanë portrete identike me ato që shikojmë në foto të policisë, apo kronikës së zezë nëpër gazeta, janë që të gjithë që vetëm shtet nuk duken. Ata janë kriminelë rruge, rrugeçër, vagabondë njësoj si ky.
Ky i nxit dhe i çon në mënyrë të palogjikshme, për të treguar pikërisht plotfuqishmërinë.
Tani është ky, ai është i plotfuqishëm, ai të bën dëm. Pjesa më e madhe e njerëzve siç ju thashë, janë të dorëzuar, të gjymtuar ose pa interes për të ardhmen, për të nesërmen, sepse thonë se ky të bën dëm”, – tha Strazimiri.

