Kosova
Jo me Kurtin/ Opozita në Kosove ka marrë një mesazh të qartë nga SHBA

Politologu Ognjen Gogić, duke komentuar viziten e Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë, tha se Hanrahan ka një portofol të madh me ceshtje per diskutim.
“Mendoj se ai i kushtoi më shumë kohë vizites ne Kosovë, ku dhe aty u sollën mesazhet themelore, përkatësisht se formimi i institucioneve duhet të zhbllokohet, se dialogu duhet të rikthehet dhe detyrimet e dialogut duhet të përmbushen” – theksoi Gogić duke shtuar se nëse SHBA-të me të vërtetë planifikojnë të përfshihen në marredheniet Prishtine-Beograd, së pari do të emërojnë një ambasador.
Megjithatë, Gogic theksoi se është interesante rastësia e vizitës së Hanrahan, këmbëngulja e Trump që ai te ndaloje konfliktin midis Serbisë dhe Kosovës, “lufta” midis Vjosa Osmanit dhe Richard Grenell, si dhe përfshirja e gjyqësorit në ngjarjet në Kosovë.
“Një Prokuror ne Kosove hapi çështjen e urave në Ibër, pastaj Gjykata Kushtetuese filloi te merret me krizën në parlament kurse Gjykata Supreme shpalli angazhimin e ministrave të paligjshëm. Për mua, kjo është shumë treguese sepse, në përgjithësi, nga përvoja e mëparshme, amerikanët në fakt kanë ndikimin të madh në sjelljen e shqiptarëve përmes gjyqësorit. Kështu i disiplinuan ata Haradinajn dhe Thaçin më parë” – deklaroi Gogić.
Sic dhe u shpreh ai, “Ajo që dëgjohet nga terreni është se partitë opozitare ne Kosove kanë marrë një mesazh të qartë nga SHBA, se nuk mund të hyjnë në koalicion me Albin Kurtin. Duket sikur do të ketë disa ofensiva amerikane me intensitet më të vogël për të hyrë në qeverinë e re pa Kurtin”.

