Lifestyle
Saranda, ‘poliglote’/ Në mes të sezonit, fliten dhjetëra gjuhë të huaja

Në mes të sezonit turistik në Sarandë dëgjon gjuhë të ndryshme të botës. Të huajt që kanë zgjedhur qytetin buzë Jonit për të pushuar janë të kombësive dhe moshave të ndryshme. Por kthyer tashmë në një traditë, në vitet e fundit korriku dhe gushti u takojnë italianëve dhe spanjollve, që dominojnë mbi të tjerët.Këta dy italianë, pak para se të kthehen në shtëpi thonë se eksperienca në brigjet shqiptare ka qenë e mrekullueshme, dhe po mendojnë që tani të rikthehen për një vizitë më të gjatë vitin tjetër.“Gjithçka është shumë bukur, më pelqen atmosfera e mbrëmjeve, kam njohur njerez të mrekullueshëm. Kam ngrenë shume mirë, por edhe kam pire koktejle të vecanta dhe sigurisht që vitin tjetër mendoj të kthehem serish. Kemi kaluar nje jave të paharrueshme. Do të shkojmë edhe në Tiranë për të vizituar kryeqytetin dhe pastaj do kthehemi në shtepi.”“Kemi kaluar një javë fantastike pushimesh, vizituam shumë vende, por plazhi i Krorëzës më pelqeu mësë shumti. Ishim edhe në Ksamil kishte organizim shumë të mire, vende të bukura, do të kthehemi eshte e sigurt qe do të kthehemi.”Per këtë të ri spanjoll çmimet e lira krahasuar me gadishullin Iberik dhe ushqimi i mirë, i kanë rënë në sy, ndërsa shprehet i surprizuar nga turizmi në Shëipëri.“Është dita jonë e parë në Sarandë, pasi ishim qëndruam disa ditë në Vlorë. Peisazhi eshte shume i bukur, uji shumë i pastër, është populluar nga njerëz nga shume vendë të botes, në rruge shihen njerez nga shume kombesi, duket qe turizmi po ecen mire dhe ne fund Shqiperia do te fitoje shume. Ushqimi dhe sherbimi shumë mire dhe sa i perket cmimit jane shume më ekonomike sesa ato në Spanje.”Gjatë muajit gusht pritet që në Sarandë të rritet edhe më shumë numri i italianëve dhe spanjollëve, që për industrinë turistike ata njihen si pushues cilësorë, që shpenzojnë duke frekuentuar restorantet dhe hotelet.

