Connect with us

Politike

Rama po ‘na vjedh’ njerëzit tanë, elitat dhe intelektualët po flenë gjumë, s’flasin kundër kryeministrit

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha se ikja e Genc Deromemajt në Vlorë i shqetëson dhe i lë një shije të hidhur demokratëve.

“Rama është cinik, diversionist, goditës në njërin krah me elementët e tjerë politik dhe joshës në krahun tjetër.

I lë njerëzit në kufijtë e ekzistencës dhe bën njeriun e mirë që nuk është aspak i tillë. Që shkojnë njerëz atje, është e drejta e tyre.

Kur kemi zgjedhur të jemi në politikë, kemi marrë përsipër që mund të jemi dhe përballë situata të vështira. Kemi njeriu kapërcen marrëveshjen me veten, është çështje personale.

Na shqetëson, nuk na pëlqen, krijon shije të hidhur (ika e Deromemajt). Por politika është dikush del dikush hyn, dikush e ndërpret kontributin e tij zëvendësohet nga dikush tjetër. Natyra e urren boshllëkun. E plotëson”, tha ai.

Boçi tha se do të behët një analizë në çdo qark për përgjegjësinë e çdo drejtuesi politik.

“Ne kemi pas një grabitje industriale të votës dhe brenda kësaj grabitjeje që nuk mund të jepte rezultat të ndryshëm në asnjë rrethanë, sot pas kësaj, pasi pranohet kjo dhe publikisht, po, një analizë në çdo qark do të bëhet për përgjegjësinë e çdo drejtuesi politik.

Është PD, që ka përvojën dhe modalitet dhe mekanizmat  për të sjellë një frymë të re. Janë krej natyrale”, tha ai.

Boçi tha se aksioni në Theth ka të bëjë me largimin e vëmendjes nga problemet kryesore që ka vendi dhe zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Boçit, se ndërhyrja në Theth ka dhe rrafsh politik.

“Ndoshta ka të bëjë me largimin e vëmendjes nga problemet kryesore që ka politika, shoqëria dhe ekonomia. Problemi kryesor ka të bëjë me procesin zgjedhor të 11 majit. Është goditje për të tërhequr vëmendjen e Ramës. Rama kërkon të rikrijojë veten, ka pikëpyetje të madhe.

Doli në një situatë pothuajse lufte kundër ndërtimeve pa leje. Këto ndërtime janë ndërtuar gjatë qeverisjes së tij. Kemi Ramën kundër Ramës. Kërkon të rikrijojë veten se është bërë i bezdisur për mënyrën si drejton vendin. Ndërhyrja ka rrafsh politik. Berisha e ka përmendur. Se u nis nga Thethi, në Theth kemi triumf të PD-së.

Ndërtime pa leje ka në qendër të Tiranës. Kullat kanë shtuar kate të tëra.

Rama ishte ai që nuk dinte çfarë bënin ministrat e tij, tani nuk di as çfarë bëjnë administratorët, apo qeveritarët e vogël. Kur nuk e di pse bën si ‘i bukuri shejtan’? Çfarë është ky lloj sistemi që është prekur me këtë lloj qeverisjeje dhe regjimi të tij.

Nuk ka mbështetje popullore të qytetarëve, por mekanizma për të të rrëmbyer votën.

Kemi një shoqëri ku elitat flenë, ata që duhet të jenë zë publik heshtin. Referenca duhet të jetë e mira publike dhe e vërteta”, tha ai.

Advertisement