Connect with us

Bota

Protestat në Los Angelos, Pentagoni urdhëron marinsat amerikanë të largohen

Pentagoni urdhëroi marinsat amerikanë të largohen nga Los Angeles, më shumë se një muaj pasi presidenti Donald Trump i nxori ata në qytet në përgjigje të protestave të dhunshme, pavarësisht se një lëvizje e tillë u kundërshtua nga zyrtarët lokalë.700 Marinsat u vendosën më 9 qershor në ditën e katërt të protestave në qendër të Los Angelesit, që filluan kundër politikanëve antiemigratore të administratës së Trump. Veç marinsave, në rrugë dolën dhe 4 mijë ushtarë të Gardës Kombëtare.Megjithatë prania e tyre ishte e kufizuar vetëm në dy vende në qytet: në zyrën e emigracionit dhe doganave dhe në qendrën e paraburgimit të qytetit.Vendimi për tërheqjen e Marinsave vjen pasi gjysma e trupave të Gardës Kombëtare u urdhërua të largohej nga qyteti javën e kaluar dhe pjesa tjetër vijojnë të mbeten aty.Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se prania ushtarake dërgoi një mesazh të qartë se paligjshmëria nuk do të tolerohet.Protestat në Los Angeles vazhduan për disa ditë, megjithatë nuk u nevojit ndërhyrja e gardës apo marinsave për të ulur tensionet.Vendimi për t’i nxjerrë në rrugë këto forca shkaktoi debate të shumta, mbi përdorimin e pushtetit nga Donald Trump. Ai i nxori gardën dhe marinën në rrugë, edhe pse diçka e tillë nuk ishte kërkuar nga guvernatori i një shteti.

Advertisement