Connect with us

Kronike

Si një serial horror/ Si nëna bashkë me vajzën e kishin çuar 56 vjeçarin për vizitë disa ditë më parë, të justifikonin vdekjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja makabër në fshatin Frashër të Fierit, ku vajza vrau babanë me tel.

Ngjarja dyshohet se është planifikuar sepse para disa ditësh, nënë e bijë e kishin çuar 56-vjeçarin, Anesti Rama në spital për vizitë te kardiologu në mënyrë që të justifikonin vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa në orën 01:00 është telefonuar policia.

Emanilda Rama, 26-vjeçarja ka deklaruar në polici se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë.

Kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka parë mavijosje në qafe nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale.

 

Advertisement