Connect with us

Kronike

I njohur si “Cinco”/ Kush është Ermir Ndrejaj që u prangos dje pas urdhrit të SPAK, rol kyç në trafikun e drogës në Antwerp

Ermir Ndrejaj është një nga 4 të arrestuarit të cilët u vendosën në pranga pas operacionit të zhvilluar nga policia dje me urdhër të SPAK. Ndrejajt mbrëmjen e djeshme i është zhvilluar edhe kontroll në banesë. Por kush është Ndrejaj i cili u prangos së bashku me vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC.

Ndrejaj luan një rol të rëndësishëm në botën e drogës në Antwerp. 44-vjeçari njihet si Cinco pasi ka në pronësi klubin e njohur të natës në Durrës, Cinco Cavalli. Ai është nga qyteti i Bajram Currit dhe figurë e njohur e disa hetimeve të mëdha kriminale për kontrabandën e kokainës, përfshirë hetimin për klanin Y. dhe Frank De Tank.  Ai në Tiranë së bashku me bashkëshorten e tij drejtojnë restorantin “Savoy Garden”. Në verën e vitit 2024, në këtë restorant u plagosën disa persona gjatë një feste VIP.

I njohur si "Cinco"/ Kush është Ermir Ndrejaj që u
Advertisement