Aktualitet
Shpërndau video pornografike me të mitur në rrjetet sociale, arrestohet 23-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kirbenetike të DVP Gjirokastër ndaluan shtetasin D. D., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka shpërndarë video me përmbajtje pornografike me të mitur, në rrjetet sociale “Instagram” dhe “Telegram”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular i 23-vjeçarit, ku gjatë analizës dhe këqyrjes paraprake të tij janë konstatuar biseda dhe komunikime në të cilat ishin shpërndarë videot intime, në rrjetet sociale të personave të ndryshëm.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. H., 37 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, pasi ka kanosur një 52-vjeçare, nëpërmjet telefonit.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, shtetasi N. N., banues në fshatin Dervician, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin gjerman, M. S., 30 vjeç. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë shtetasi N. N., dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, të cilët pas ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë.
Pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Kardhiq-Delvinë”, në vendin e quajtur “Tuneli i Skërficës”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte shtetasi A. R. Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

