Aktualitet
Kamionçina shpërthen në flakë në ecje, shkrumbohet tërësisht mjeti, shpëton drejtuesi

Një mjet i tipit kamionçinë, në pronësi të një prej firmave të ndërtimit në qytetin bregdetar, ka marrë flakë gjatë lëvizjes.
Dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një defekti teknik, i cili ka shkaktuar një shkëndijë elektrike në autostradën Levan–Vlorë. Mjeti është shkrumbuar totalisht.
Në momentin e ngjarjes, në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, i cili fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë dhe nuk ka pësuar lëndime. Nga kamionçina, megjithatë, nuk ka mbetur asgjë.

