Politike
‘Tërmet’ në Bashkinë e Tiranës/ Japin dorëheqjen katër nënkryetarë (Emrat)

Katër nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Bëhet fjalë për Frida Pashakon, Keti Luarasin, Jonida Halilin dhe Andi Seferin, të cilët kanë zyrtarizuar largimin e tyre.
Në vend të tyre, pritet që gjatë ditës së sotme të prezantohen zyrtarisht katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë së Tiranës.
Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të dorëheqjeve.

