Connect with us

Aktualitet

Gjykata e Lezhës shpall të paligjshëm arrestimin e biznesmenit Zef Shtjefni

Me vendimin e saj  nr.2071-374 Gjykata e Lezhes e shpalli të paligjshem arrestimin e biznesmenit dhe gazetarit të mirënjohur Zef Shtjefni për incidentin e rëndë në punë që i ndodhi një punonjesi te njerës nga shoqerite e tij, duke montuar një steigj koncertesh, në shërbim gratis të aktiviteteve kulturore të Bashkisë Lezhë për sezonin turistik në Shëngjin.

Veprimet e policisë dhe prokurorisë së Lezhës naten e arrestit kanë qenë në shkelje të ligjit, kur në të gjitha strukturat e ndërmarrjeve të biznesmenit Shtjefni ka administratorë, drejtues teknikë, inxhinierë, drejtorë të tjerë.

Pse vallë policia dhe prokuroria e Lezhës pati merakun të arrestojë pronarin?!

Zef Shtjefni është një biznesmen e gazetar i respektuar prej shumë kohesh në Lezhë e gjithë vendin. Qe prej 30 vitesh fabrikat e sipermarrjet e tij kanë kontribuar e kontribojnë shumë në ndërtimin, punësimin dhe ekonominë e vendit. Humbja e jetës se një punonjesi në kontak me korentin, për Zefin u bë aq e dhimbshme, si te humbte nje pjestar te familjes, sa për ditë me radhë i mbytur në trishtim në birucat e policise së Lezhës, nuk komunikoi me askënd. Siç bëhet e ditur nga dëshmitarë të shumtë aksidenti erdhi për shkak të neglizhencës e gabimit të rëndë njerëzorë. Por pa ditur arësyet e shkaqet reale të aksidentit si mund të arrestohet tjetri.

Asnjeriu nuk i vjen mirë kur ndodh një fatkeqsi, por kur ndodh duhen ndaluar personat përgjegjës e jo kush të dali përpara.

Advertisement