Politike
Berisha: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit duke u thënë se nuk janë përdorur burimet e administratës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se Ministri i Jashtëm Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit duke u thënë se nuk janë përdorur burimet e administratës. Berisha tha se Hasani teksa u drejtohet vëzhguesve ndërkombëtare, procesi e manipulimit të votës së diasporës, sipas tij, e quan të suksesshëm. Ai shon se kryediplomati është një njeri pa nocionet më elementare të zgjedhjeve dhe të drejtave të njeriut.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pra, Igli i narkoshtetit shkruan me tërbim se në paragrafin e parë, delegacionet në komunikatën e përbashkët, damkosin farsën elektorale. Dhe ky në vend se t’i falenderojë, u thotë se kemi shqetësime dhe shpreh indirekt kërcënim, pa studiuar asnjë dokument, por vetëm vullnetin patologjik për të mbrojtur farsën që kanë organizuar.
“Toni, thotë ky ministër, që vetëm ministër nuk mund të quhet, dhe vendosja, pozicionimi, inkuadrimi i këtij seksioni të hapjes, pra i kësaj hapje të raportit, rrezikon të errësojë kontekstin e gjerë të përparimit, përfshi këtu përmirësimet e ndjeshme demokratike, siç është rritja e transparencës dhe avancimi me teknologjinë elektorale dhe konkretisht, dëgjojeni çfarë flet, futja me sukses e votimit jashtë vendit”.
Pra, procesi ekstrem e manipulimit të votës së diasporës, ai e quan të suksesshëm.
“Për më tepër, shkruan ministri i narkoshtetit, pohimi se partia në pushtet ka përfituar nga përdorimi i gjerë i burimeve të administratës, i mungon substancimi kësaj, veçanërisht në deklaratën paraprake”.
Dëgjojeni sa i verbër është ky njeri, se sa… nuk duhet të përdor epitetet që meriton. Janë dhënë në kundërshtim flagrant me ligjin 1 miliard e 25 milionë euro për të blerë votën, të gjitha me vendime qeverie, të gjitha të ndaluara me ligj. Ky është i fshirë nga çdo koncept. Është një njeri pa nocionet më elementare të zgjedhjeve dhe të drejtave të njeriut. Nuk i duket gjë këtij 1 miliard, në një kohë kur tjetri kundërshtar garon me 5 apo 10 milionë. Këtij dhe Dumanit, për këtë dhe Troplinin, këto nuk ekzistojnë. Nuk përbëjnë një pabarazi të tmerrshme që shndërrojnë zgjedhjet në farsë.
Organizimi i 4500 ngjarjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshi Giro d’Italia, nuk përbëjnë për Altin Troplinin dhe Igli Hasanin çështje të pabarazisë në garën elektorale. Duhet të jesh i pacipë, duhet të jesh i verbër të vetëposhtërosh veten në këtë shkallë. Po këto janë vendime qeveritare. Këto të gjitha. Po punësimi i dhjetëra mijëra janë vendime zyrtare. Po 138 licenca për 29 mijë hektarë plantacione kanabisi janë vendime zyrtare. Dhe ky ka paturpësinë e një njeriu që dëshmon se është i zhveshur nga çdo parim qytetarie dhe shkruan në këtë mënyrë.

