Bota
Siria dhe Irani/ Netanjahu zhvillon bisedë telefonike me Putin, çfarë diskutuan dy liderët

Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun.
Udhëheqësit e Rusisë dhe Izraelit diskutuan çështjen iraniane, sipas një njoftimi të dhënë gazetarëve nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Më parë, Peskov kishte folur për një bisedë telefonike ndërkombëtare në programin e presidentit rus sot, e cila, siç doli, ishte ajo me Netanyahun.
Të dy liderët kishin folur përsëri rreth një javë më parë për zhvillimet në Siri dhe Iran dhe kishin rënë dakord të mbanin kanalet e komunikimit të hapura.

