Aktualitet
Zhduket pa lënë asnjë gjurmë 27-vjeçari në Dhërmi, i vëllai bën kallëzimin në polici

Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga nje shtetas, banues në Tiranë, pasi sipas tij me 2 gusht, vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka kontaktuar më.
“Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025, vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

