Aktualitet
Mln euro dëm shtetit! CEO, ish-drejtori dhe 8 zyrtarët kërkojnë lirinë, Apeli vendos sot për të akuzuarit e “Bankers”

Sot Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë do të vendosë për masat e sigurisë për të akuzuarit e dosjes së evazionit fiskal të “Bankers Petroleum”, teksa 4 të tjerë janë të shpallur në kërkim. Dhjetë personat e akuzuar, përfshirë CEO-n kinez dhe ish-drejtorin, Leonidha Çobo kërkuan në Gjykatën e Apelit, një ditë më parë ndryshimin e masës së sigurisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Hong Ping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo kanë masë sigurie “arrest në burg”. Pesë persona të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa 3 të tjerë në detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit.
Në “Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Në kuadër të hetimit u lëshuan 14 masa sigurimi, 9 ekzekutohen dhe 5 të shpallur në kërkim. Në pranga u vends numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Ndërsa Ardit Kero, ish-drejtori financiar i Bankers Petroleum Albania u vendosu në arrest shtëpie.
Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. Edhe pse ‘Bankers’ nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet. Ndaj edhe dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro.

