Connect with us

Aktualitet

Pickimi nga bletët i shkaktoi vdekjen e menjëhershme, gjendet i pajetë 47-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Nënmavriq, Shkodër.

Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë banesës së tij. Dyshohet se shkak për vdekjen është bërë pickimi nga bletët.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.”- njofton policia.

Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Advertisement