Bota
Putin kërkon Donbasin dhe Krimenë/ “Wall Stret Journal”: I lëshon Ukrainës, Kherson dhe Zaporizzhian

Media Amerikane Wall Stret Journal ka raportuar se në takimin që pati me të dërguarin Amerikan Steve Witkoff, Presidenti Rus Vladimir Putin ka propozuar një plan për t’i dhënë fund menjëherë luftës në Ukrainë.
Sipas asaj që raporton media Amerikane, Putin ka kërkuar që Rusisë ti njihet kontrolli I plotë mbi rajonet e Donetskut dhe Luhanskut që përbëjnë Donbasin si dhe ti njihet ligjërisht nga Komuniteti ndërkombëtar territori i Krimesë, gadishull që Rusia e ka aneksuar në vitin 2014.
Plani i parashikuar nga Putin sipas asaj që shkruan Wall Strwt Journal është I ndarë në dy faza. Pasi Ukraina të tërheq trupat e saj nga Donbasi dhe të njohe aneksimin e Krimesë, atëherë do të ketë një armëpushim ku forcat Ruse dhe ato Ukrainase do të ndalin luftën në vijat aktuale të frontit në rajonet e Khersonit dhe Zaporizhzhias, por gjithashtu edhe ne rajonin e Donabasit të cilin Rusia kërkon ta marrë plotësisht.
Në marrëveshjen finale te paqes, sipas asaj qe shkruan Wall Strwt Journal, Rusia pritet të lëshojë pjesë të territoreve të pushtuara në Kherson dhe Zaporizhzhia ndaj Ukrainës duke vendosur paqe kështu përmes shkëmbimit të territoreve.
Sipas raportimeve të Institutit për Studimet e Luftës me Bazë në Washington, Rusia kontrollon aktualisht 26% të territorit në Rajonin e Kherson si dhe më shumë se 70% të rajonit të Zaporizhzhias .
Sa i përket rajonit të Donbasit që përfshin Donetskun dhe Luhanskun, Rusia kontrollon mbi 80% te tij sipas të dhënave më të fundit nga Instituti për Studimet e luftës. Ky plan i Vladimir Putin qe Kreu i Shtetit Rus pritet ta diskutojë me Presidentin Amerikan ne takimin e te premtes sipas asaj qe shkruan Wall Stret Journal pritet të përballet me skepticizmin e Europës dhe Ukrainës të cilët do ta konsiderojnë këtë hap të Moskës si një përpjekje të Rusisë për të konsoliduar fitimet territoriale dhe për të shpëtuar nga presioni i sanksioneve ndërkombëtare.

