Connect with us

Bota

Medvedev: ‘Euro idiotët’ po përpiqen të pengojnë SHBA-në për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev ka ironizuar liderët evropianë pas deklaratës së përbashkët për Ukrainën.

Në një postim në Telegram, ai i cilëson liderët si ‘euro idiotë’ që po përpiqen të bllokojnë përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ndërsa euro-idiotët po përpiqen të bllokojnë përpjekjet amerikane për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, regjimi i shqetësuar ukrainas po krijon panik dhe po rekruton në front llumin më të ndyrë të njerëzimit”, shkroi ai në Telegram

Advertisement