Kosova
Tjetër vrasje trondit Prishtinën, gjendet i vrarë në makinë 41-vjeçari (EMRI)

Një tjetër vrasje ka tronditur Kosovën. Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22.00, një person u gjet i vdekur në një veturë me targa angleze në lagjen Hajvali të Prishtinës. Viktima është identifikuar si Muhamet Matoshi, 41 vjeç, i cili sipas dëshmive të para, u vra pas një konflikti në trafik që u përshkallëzua në përdorimin e armëve të zjarrit.
Zyrtarë të Policisë dhe të Emergjencës konfirmuan se viktima mbërriti pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). I dyshuari për vrasjen është Xhemajl Nuhiu, i cili sipas Policisë së Kosovës është tashmë i identifikuar, por ende në arrati.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se Nuhiu braktisi makinën pas vrasjes dhe u largua në këmbë. Po ashtu, ekzistojnë dyshime se ai mund të ketë kryer vetëvrasje pas ngjarjes, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.
Vrasja e papritur e 41-vjeçarit Muhamet Matoshi ka sjellë trishtim dhe dhimbje në Havjali të Prishtinës. Familjarët e tij kanë dhënë lajmin për ndarjen e tij nga jeta.

