Connect with us

Aktualitet

Flakët në Delvinë po afrohen pranë puseve të gazit

Flakët që kanë përfshirë faqen e malit mbi qytetin e Delvinës janë afruar ndjeshëm pranë puseve të gazit dhe kondensatit, duke ngritur alarmin për një katastrofë të mundshme.

Edhe pse puset janë të rrethuara nga një perimetër sigurie i papyllëzuar, era e fortë dhe temperaturat e larta rrezikojnë përhapjen e zjarrit drejt tyre.

Korrespondentja Kristina Fidhi bën me dije se për të frenuar avancimin e flakëve, në vendngjarje janë dislokuar forca të shtuara zjarrfikëse, trupa ushtarake dhe një helikopter që po kryen hedhje uji nga ajri.

Advertisement