Aktualitet
Pasojat e zja’rreve/ Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë në terren: Groposini bagëtitë e djegura

Në operacion për situatën kritike të zjarreve në vend jo vetëm zjarrfikësit, por edhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë. Institucioni ka nisur punën për evidentimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori tek fermerët dhe bujqit në zonat e prekura. Ndërkohë që po bënhet inventari i dëmeve të shkaktuara, ka edhe një thirrje për të gjithë që të groposin kafshët e djegura. Kështu, mund të shmangin ndonjë epidemi.
“Në të gjithë vendin në terren kanë dalë edhe ekipet e Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe të Agjencisë Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, për të vlerësuar dëmet e bëra në bujqësi dhe blegtori. Në të gjitha zonat ku ka rënë zjarri por që tashmë flakët janë shuar, ekipet e ministrisë do të bëjnë një inventar mbi humbjet jo vetëm tek bagëtitë, por edhe tek të mbjellat apo pemëtari të qytetarëve të dëmtuar”, njofton Ministria e Bujqësisë.
Deri më tani nuk ka një bilanc për dëmin që i është shkaktuar banorëve të prekur nga zjarret, por me siguri janë disa qindra hektarë tokë e ullishte që janë shkrumbuar nga flakët.

