Kronike
U vra me thikë pas një konflikti me bashkëmoshatarin, identifikohet i mituri (Emri)

Erald Xhejo është 14-vjeçari i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Maliq.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali.
Sipas informacioneve paraprake, pati një konflikt me thikë midis tij dhe një tjetër 14-vjeçari.
Si pasojë e plagëve të marra, i mituri ka ndërruar jetë në spital.
14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

