Connect with us

Bota

Vritet komandanti i lartë i Hamasit, Izraeli miraton planin për marrjen e plotë të Gazës

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Muhammad Naif Abu Shamala, komandant i një kompanie të forcave speciale Hamas Nukhba, është vrarë javën e kaluar në Rripin e Gazës.

Sipas Times of Israel, kompania e drejtuar nga Shamala ishte përfshirë në pushtimin e Izraelit gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, duke marrë pjesë në një tentativë për sulm ndaj postit ushtarak Mars pranë qytetit kufitar Kissufim. Ai u vra të mërkurën, më 13 gusht, nga trupat e Brigadës Kfir në zonën e Khan Younis, bëri të ditur ushtria.

Ndërkohë, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israël Katz, ka miratuar planet e reja të ushtrisë për pushtimin e Qytetit të Gazës, të prezantuara mbrëmë nga Shefi i Shtabit të IDF-së, Gjenerali Eyal Zamir.

Ofensiva është quajtur “Tanket B të Gideonit”, një vazhdim i një operacioni të mëparshëm me të njëjtin emër, gjatë të cilit IDF-ja kishte pushtuar 75% të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, synimi i këtij operacioni është të ushtrohet presion mbi Hamasin për lirimin e pengjeve.

Advertisement