Politike
Do bëhet nami/ Çfarë do të ndodhë në shtator pas paralajmërimit të Flamur Nokës dhe Tedi Blushit

Opozita në shtator do të rinisë aksionin kundër qeverisë së Edi Ramës. Kryefjalë e revoltës do të jenë zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, të cilat opozitarët i quajnë një farsë.
Newsbomb.al kontaktoi me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, pas lajmit se të dy zhvilluan sot një takim “kokë më kokë” në selinë blu për më shumë se dy orë.
Flamur Noka u shpreh se ka diskutuar me Tedi Blushin për një aksion që nuk do të ndalet.
Noka u shpreh se në fokus të diskutimit ishte rakordimi i grupeve parlamentare dhe se si do të zhvillohet aksioni në parlament, por pa dhënë shumë detaje konkrete. Noka theksoi se farsa elektorale siç i quan ai zgjedhjet e 11 Majit, nuk do të njihen dhe beteja do të jetë kudo dhe në çdo formë.
Ndërsa Tedi Blushi u tregua më i rezervuar duke thënë se nuk do që të bëjë publike detajet e takimit dhe cili do të jetë aksioni që do të ndërmarrë opozita.
Tedi Blushi u shpreh se do të vazhdojë bisedimet me Flamur Nokën dhe aktorë të tjerë të opozitës në lidhje me aksionin që pritet të nisë në shtator.
Tashmë të gjithë janë në pritje të dekretit të presidentit Bajram Begaj për të thirrur mbledhjen e parë të lëgjislaturës XI.
Sipas Kushtetutës, presidenti e thërret Kuvendin jo më vonë se 10 ditë nga përfundimi i mandatit të lëgjislaturës aktuale. Me shumë gjasë, seanca e parë do të jetë më 10 shtator 2025.

