Bota
Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë! Kush është ‘Power Duo’?

Shtëpia e Bardhë ka publikuar sot një foto bardh e zi, ku shihen Donald Trump, zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe Richard Grenell. Fotoja është shoqëruar me mbishkrimin “Power Duo” dhe një flamur amerikan.
Një mbishkrim i tillë në foto, duket se ka ngritur edhe pikëpyetje nga komentuesit e rrjeteve sociale, se kush janë dy personat që krijojnë dyshen e fuqishme në këtë imazh, që me siguri është fjala për Donald Trump dhe zëvëndësin e tij J.D Vance.
Në foto, Trump shihet i buzëqeshur, i veshur me një kapele dhe duke biseduar me Grenell e Vance, të cilët duken po ashtu të qeshur , duke dhënë përshtypjen e një takimi miqësor dhe një marrëdhënie të mirë mes tyre në Zyrën Ovale.
Shpërndarja e një fotoje të tillë vjen në kontekstin e zhvillimeve globale dhe përpjekjeve të administratës Trump për arritjen e një marrëveshjeje që i jep fund luftës në Ukrainë.
Gjatë dy javëve të fundit, Trump ka ndërmarrë një sërë përpjekjesh intensive për organizimin e një samiti trepalësh mes tij, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin, si pjesë e nismës për paqe. Ai kërkon që fillimisht të mbahet një takim i drejtpërdrejtë Zelensky–Putin, përpara se të organizohet një samit më i madh.
Në një takim në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh i gatshëm të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, të ngjashme me ato të NATO-s, por pa përfshirje të trupave amerikane në terren.
Më 23 gusht, Trump sinjalizoi një pauzë të përkohshme në përpjekjet për paqe, duke u shprehur i zhgënjyer nga mungesa e progresit. Ai tha se brenda “dy javësh” do të vendosë nëse do të vijojë me presion të mëtejshëm, përfshirë edhe sanksione, ose do të tërhiqet nga procesi.

