Aktualitet
“6 vatra janë shuar dhe 4 janë aktive”, Ministria e Mbrojtjes: Zj’arri në Pishë-Poro ka marrë një shtrirje të madhe

Ministria e Mbrojtes ka dalë me një njoftim në lidhje me situatën e zjarreve në vend për ditën e sotme. Mësohet se në vend kanë qenë aktive 10 vtra nga të cilat 6 janë fikur dhe 4 janë aktive.
Këto vatra janë raportuar prej orës 09:00, deri në orën 16:30. Ministria bën me dije se në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro.
Sipas njoftimit terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë. Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Vatrat e tjera aktive janë ato në Parkun Natyror Gërmenj ku zjarri është riaktivizuar ditën e sotme në afërsi të piramidës 15. Në terren janë të angazhuar forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë. Në fshatin Pezë Helmës vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Në terren ndodhen në gatishmëri të pandërprerë 24 orë zjarrfikësit lokalë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vetë vatrës së zjarrit. Në fshatin Bogovë është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë. Në vendngjarje po operojnë 3 grupe shërbimi nga MZSH Skrapar. Situata raportohet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat.
Vatrat e izoluara plotësisht raportohen: në fshatin Krenze, në fshatin Reç, në fshatin Bisht-Kamëz,n ë fshatin Ishull-Shëngjin, në Lagjen 18, Rajoni Nr.1, bashkia Korçë dhe në zonën e Shkozës.

