Connect with us

Shkrime

Harresa e ëmbël e elektoratit me sklerozë/ Të gjithë kundër Tiranës dhe Erion Veliaj

Nga Edvin Kulluri

Që prej 10 shkurtit, ditën që me vendim të GJKKO u ndalua Erjon Veliaj, Tirana është një qytet I paqeverisur. Pra prej plot gjashtë muajsh e gjysëm, bashkia Tiranë nuk drejtohet nga askush dhe njëkohësiht nga kush të mundet! Nga askush për sa kohë kryetari I zgjedhur nuk ushtron dot detyrën dhe nga kush të mundet, pasi turlli lloj nënkryetarësh ulen në karrigen që nuk u takon. Ligji për pushtetin vendor përcakton qartë se nëse kryetari I bashkisë mungon pa arsye legjitime për tre muaj, Këshilli Bashkiak kërkon shkarkimin e tij nga Kryeministri, I cili e përcjell këtë të fundit tek Presidenti I Republikës për shpalljen e datë së zgjedhjeve. E në fakt Veliaj nuk ka arsye legjitime për mungesën e tij, pasi e ka objektivisht të pamundur të kthehet në detyrë. Kjo gjë nuk varet prej tij por nga gjykata. Kjo është dhe arsyeja që është përdorur në rastet e tjera, kur Kryeministri nuk ka pritur as tre ditë e jo më tre muaj për të shkarkuar disa kryetarë bashkishë të ndaluar me vendime gjykatash. Pra akoma më keq, edhe precedentët rëndojnë nga shkarkimi. Themi Kryeministri, pasi Këshilli Bashkiak I Tiranës është krejtësisht I varur në bllok nga PS. Cdo votim këtë ka treguar. Ndaj parlamentin e kryeqytetit mund edhe mos ta citojmë fare si pjesë substanciale të veprimeve të mundshme.

Ligjërisht situata nuk ka nevojë për sqarime të mëtejshme. Por në Shqipërinë e sotme që “I marrtë të ligat Ramiz Alisë me shokë”, nuk vendos ligji por “udhëheqësi”! Dhe udhëheqësi mesa duket ka disa dilema apo halle politike që e shtyjnë drejt shkeljes së ligjit. Packa se në një demokraci dhe shtet ligjor, ligji qëndron mbi njerëzit dhe jo anasjelltas. Së pari, Rama megjithëse fitoi përplasjen me Veliajn se kush nënkryetar anonim për publikun do drejtonte me delegim, duket se nuk e ka aq absolut kontrollin mbi mazhorancën. Pra disa llogari nuk I dalin brenda PS. Së dyti, dhe c’ka është më e mundshme, Rama nuk e ka të lehtë ta lëshojë përfundimisht Veliajn politikisht dhe formalisht. A druhet se Veliaj do kundërsulmojë me akuza politike, penale apo të dyja bashkë, mbetet për tu parë. Por një gjë është e sigurte. Ai nuk do të rrezikojë për dicka ose shumcka që ai e di se përfaqëson kërcënim të madh për të dhe mazhorancën. E dashuria e tij për pushtetin është bërë me e njohur se “let it be” për fansat e Beatles! Në anën tjetër edhe Veliaj në dëshpërimin e njeriut që ka rënë nga Olimpi në humnerë, as ka ndërmend të dorëhiqet, pasi humbja e postit të kryebashkiakut më të madh do ishte kapitullim para drejtësisë. Kjo pandehmë ka rënë për sa kohë gjyqësori nuk është intimiduar deri më sot duke konfirmuar në të gjitha shkallët, masën e arrestit me burg. Por te kapesh pas fijes së barit, qënka një opsion! Por përtej Ramës e Veliajt, edhe të tjerët PD heshtin nën moton “mos u përziej me miellin e gjermanit”! Fjala vjen Erjon Brace që bën opozitarin e brendshëm, e quan më të rëndësishëm faktin se një person merr lekë për një parkim sesa që Tirana nuk qeveriset fare. As per parkimin nuk ka kujt ti qahet! Punë rilindasish!

Por sikur të ishte vetëm mazhoranca e vendosur për të lënë Tiranën pa qeverisje, do ishte gjysma e së keqes. Opozita vetë, një herë në dy tre javë nxjerr ndonjërin nga anëtarët e këshillit bashkiak që të hedhë ndonjë fjalë nëpër tym për detyrimin ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve. I vetmi që e ngre zërin më shumë se të tjerët është Këllici që mendon se do e rikandidojë kush përballë dikujt tjetër e jo Veliajt. Duke harruar që edhe me Veliajn në burg, ai bashkë më shokët e tij të listës së mbyllur, humbën në Tiranë më keq se në zgjedhjet për bashkinë. Megjithatë ëndrrat falas janë, ndaj mirë bën që kujtohet ndonjëherë edhe për zgjedhjet për bashkinë. Sa të përbetohet në versionin tironc autokton te Flamurit për revolucionin e shtatorit, më mirë që flet për këtë punë. Por duke ditur se asnjë në PD nuk bën asgjë seriozisht pa urdhër nga lart, ai që e ka shitur bashkinë në duart e Ramës realisht është vetë Berisha. Mesa duket një humbje tjetër nuk e mban dot. Dy janë pak, tre janë shumë. Ndaj nën tingujt e stonuar të këngës “ta shtyjmë sa ta shtyjmë”, as e përmend fare cështjen e zgjedhjeve të pambajtura. Le te humbe pas 2 vitesh, por jo tani! Se mbase harrohet prapë humbja e rradhës! Me nje elektorat sklerotik, kjo është harresa më e embël!

Por ajo që bie dhe më keq në sy është heshtja e medias. Shumica e medias e rreshtuar me të majtën, nuk dijnë c’të bëjnë! Të shkruajnë e flasin për ligjin ne një qeverisje autokratike, është si të presësh degën ku je ulur. Ndaj më mirë merren me lajme nga bota sesa me faktin që kryeqyteti ku jetojnë drejtohet nga dikush që njihet në Tiranë dicka më shumë se shoferi I vet.

Në këto kushte përvec problemit që sjellë në vetvete shkelja e ligjit, halli më I madh është se nuk kujt ti kërkosh llogari sot në kryeqytet. Rama ka deleguar nja 4 nënkryetarë që nuk I ka votuar askush për të drejtuar punët e qytetit, ndërsa Veliaj mund të thotë “qe baba durët, folni me sulltonin”! Në këtë pikë ku ka arritur puna, kryeqyteti I Shqipërisë vlen sa një katund I humbur socialist. Atje të paktën kishte ndonjë sekretar partie apo kryetar koperativë që tundte ndonjë medalje “nderi I punës socialiste” apo ndonjë medalje trimërie nga lufta nacional-clirimtare. Këta nënkryetarët që bëjnë si kryetarë sot ne Tirane, as kanë bërë ndonjë punë të dalluar e as kanë shkrepur ndonjë armë në lufte!

Ndaj të gjithë ata që kanë përgjegjësi për Tiranën e ndërkohë e kanë lënë atë pa bashki, nuk është se e urrejnë qytetin. Thjeshtë nuk u duhet e nuk e duan më shumë se llogaritë e tyre të pushtetit.

Advertisement