Connect with us

Kosova

Asnjë parti në Kosovë nuk do ta marrë pushtetin/ Bllokada është e mundur edhe pas zgjedhjeve të ardhshme

Analisti politik Artan Muhaxhiri e përshkroi bllokadën në Kuvendin e Kosovës si një “turp të madh” dhe theksoi se kjo ishte hera e parë që duket se asnjë parti politike nuk do të marre pushtetin.
Ai tha gjithashtu se politikanët e Kosovës kanë treguar se pa presion të jashtëm, nga ambasadat dhe vendet e Kuintit, nuk mund të funksionojnë normalisht.
“Për herë të parë, ndodh që asnjë parti nuk ka deshire te vije ne pushtet. Albin Kurti i kishte votat gati. Me katër votat nga Nisma e Fatmir Limajt dheme votat e minoritetit, ai do kishte arritur shifrën e 61 deputetëve dhe do kishte vazhduar mandatin e tij pa probleme. Nga ana tjetër, opozita potencialisht do kishte 61 vota nëse do të ishin bashkuar”, theksoi Muhaxhiri.
Ai paralajmëroi se kriza politike ka rezultuar në humbje kohe, shpërdorim burimesh dhe dëmtim të imazhit të Kosovës, dhe se një situatë e ngjashme mund të përsëritet pas zgjedhjeve të ardhshme.
“Nuk besoj se Vetëvendosja do të bjerë në 15 përqind, as dhe PDK-ja apo LDK-ja do të fitojnë 50 përqind të votave” – deklaroi Muhaxhiri

Advertisement