Politike
“Janë 1 mln automjete për 3 muaj në tunelin e Llogarasë”/ Balluku zbulon shifrat e turizmit këtë verë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka treguar disa shifra për turizmin këtë verë. Gjatë fjalës së saj, Balluku ka theksuar se për 3 muaj kanë kaluar 1 milion makina në tunelin e Llogarasë. Ndërkohë që në fjalën e saj theksoi se Bulqiza tashmë do kthehet në destinacion të turizmit arkeologjik, për shkak të varrit monumental që është zbuluar.
“Në Bulqizë është zbuluar një varr monumental, që do ta kthejë këtë destinacion, në një definicionet të turizmit arkeologjik. Shifra më e lartë e këtij sezoni nga tuneli i murrizit, ishte 17 gusht, dhe shifra është 190 50 automjete që lëvizin drejt Dibrës. Ky është një fakt i pakontestueshëm, që se si infrastruktura nxit turizmin edhe në zona ku as nuk mendohej me parë.
Janë 1 milion automjete në tre muaj në tunelin e Llogarasë. Përmes një analizë të gjerë, të thellë, të kostove operacionale, çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 250 lekë me tvsh, as dhjetë euro, as 5 euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra më të ndryshmet kategoritë më të mëdha si, autobusët, trajlerat do kenë çmime të posaçme sipas studimit të vizibilitetit,” tha Balluku.

