Aktualitet
Dhunuan gadianin e burgut, RENEA vë më pranga 1 nga 3 autorët (PAMJET)

Një nga tre personat që dhunuar gardianin e burgut në Fier është vënë në pranga nga forcat RENEA. Mësohet se 38-vjeçari u vu në pranga në Fier, ndërkohë që është lënë nga Gjykata në arrest me burg.
dian
Njoftimi i Policisë:
Fier Kapet dhe ndalohet një shtetas i kërkuar për goditje për shkak të detyrës. Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë policore, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit në bashkëpunim me forcat e Njësisë Speciale Renea, kapën dhe ndaluan një prej autorëve të dyshuar, shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Fier.
Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. 38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

