Politike
Lejoi zhvillimin e intervistës së Metës “LIVE” nga qelia/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokat Cakranin

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar masë displinore për avokatin e Ilir Metës, Kujtim Cakranin. Bëhet me dije se aresyeja vjen, pasi avokati ka shkelur rregullat duke lejuar kryerjen e një komunikim me telefonin e tij me ish-presidentin nga qelia live në një studio televizive, pa miratimin paraprak të prokurorit të çështjes.
Drejtori i Burgjeve, Klevis Qosja, duke iu drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë, shprehet se kjo telefonatë u krye tetorin e një viti më parë. Qosja thotë gjithashtu ky veprim shkel ligjin për të drejtat dhe trajtimin e të paraburgosurve dhe krijon një precedent të rrezikshëm dhe duke cenuar rendin dhe autoritetin e institucionit. Shkresa e drejtorit të Burgjeve thekson se çdo telefonatë, takim apo formë tjetër komunikimi e të paraburgosurve duhet të miratohet paraprakisht nga prokurori.
“Sipas ligjit “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve dhe të të Paraburgosurve”, leja për realizimin e telefonatave, takimeve apo formave të tjera të komunikimit për një të paraburgosur, duhet të miratohet paraprakisht nga prokurori i çështjes.
Për rastin konkret Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve rithekson se nuk ka dhënë asnjë autorizim për realizimin e komunikimit në fjalë. Veprimi i ndërmarrë përbën një ndërhyrje të papranueshme në funksionimin normal të IEVP dhe cenon rëndë rendin dhe autoritetin e institucionit të paraburgimit.
Pra, krijon një precedent të rrezikshëm, duke shkelur në mënyrë të hapur dispozitat e nenit 49, të ligjit nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, dhe normat që rregullojnë ushtrimin e detyrës së avokatit me integritet, etikë dhe përgjegjësi”, theksohet në shkres

