Kronike
‘Mbretërit’ e kokainës në Evropë/ Apeli i GJKKO jep vendimin për Ermir Ndreajn dhe dy vëllezërit Hoxhosmani

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masat e arrestit në burg për vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndreaj dhe Plarent Dervishajn, të akuzuar për trafikun e 6 tonëve drogë me vlerë 411 milionë euro.
Grupi i tyre u godit nga SPAK në muajin korrik, ku ranë në pranga 6 persona, ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim. Në pranga u vunë vëllezërit biznesmenë Artur dhe Klevis Hoxhosmani, biznesmeni Ermir Ndrejaj, Ilir Lloshaj, ndërsa dy kriminelëve Erion Alibej dhe Paurent Dervishajt iu komunikua masa nga qelia, pasi të dy ndodhen në paraburgim nën akuzë për dosjen Plumbi i Artë.
Ermir Ndreaj ka qenë pronar i “Cinco Cavalli”, një ndër klubet më të njohura të jetës së natës. Klevis Hoxhosmani përflitet në media për lidhjen e tij me Kejda Ajazin, vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu.
Njoftimi i plotë:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 11.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 57 akti, datë 03.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e E.N., K.H., A.H., P.D., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 77, datë 25.07.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar si e tillë nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për personat nën hetim A.H., D.P (alias D.B., alias E.S.), E.N., P.D., K.H., E.A. (alias E.D., alias A.D.) dhe I.Ll.
Ankim ndaj vendimit nr. 78, datë 27.07.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim A.H., E.N., P.D., K.H., E.A. (alias E.D., alias A.D.) dhe I.Ll.”, dhe vendosi:
1. Miratimin e vendimit nr. 77 akti, datë 25.07.2025 dhe të vendimit nr. 78 akti, datë 27.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin A.H.
2. Miratimin e vendimit nr. 77 akti, datë 25.07.2025 dhe të vendimit nr. 78 akti, datë 27.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin K.H.
3. Miratimin e vendimit nr. 77 akti, datë 25.07.2025 dhe të vendimit nr. 78 akti, datë 27.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin P.D.
4. Miratimin e vendimit nr. 77 akti, datë 25.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin E.N.
5. Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari E.N. dhe mbrojtësi tij av. Ilirjan Muho, ndaj vendimit nr. 78 akti, datë 27.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
U shpall më datë 11.09.2025.

