Politike
Rama “urdhëroi” shkarkimin e tij/ Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë, kundër masës “arrest me burg”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë, kundër masës së sigurisë “arrest me burg”.
Veliaj ndodhet në qeli prej disa muajsh, si person nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe abuzim me detyrën.
Rekursi është regjistruar më 10 shtator 2025, në lidhje me procedimin penal nr. 27/2024. Çështja aktualisht është në proces shqyrtimi nga Gjykata e Lartë.
Nr.Çështjes: 61014-00538-00-2025
Tipi i çështjes: Çështje Penale
Data e regjistrimit: 10/09/2025
Titulli i çështjes: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR
Ardhur prej: Gj. Pos kundër Korrupsionit Krimit Org, Shk e Parë
Objekti i padisë/akuzës: Informacioni dy mujor per zbatimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg” per personin nen hetim Erion Veliaj dhe per zbatimin e mases se sigurimit “Arrest ne shtepi” per personin nen hetim Elman Abule, lidhur me hetimet paraprake per procedimin penal Nr.27, te vitit 2024 te Prokurorise se Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.
Baza ligjore: Neni 248 i K.Pr.Penale.
Statusi i çështjes:Në Proçes
Kërkues: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR
Person nën Hetim: ERION VELIAJ

