Aktualitet
30 vjet pa të atin/ Djali çek kërkon babain shqiptar që nuk e ka takuar kurrë: U takua me nënën time në Gjermani

Roman Kunčar, është një i ri nga Çekia që ka mbërritur pak ditë më parë në Shqipëri me një mision mjaft të veçantë.
Roman, i cili këtë muaj mbush 30-vjeç, është në kërkim të babait të tij biologjik shqiptar. Ai ka treguar se babai i tij quhet Enver Blata, rreth 55-60 vjeç dhe me mamanë e tij janë takuar në Gjermani para 30 vitesh.
Ai thotë se babai shqiptar ndoshta nuk e di fare ekzistencën e frytit të dashurisë së rinisë, por vetë ka dëshirë ta takojë dhe të njohë më tepër për origjinën dhe rrënjët e tij.
Roman kërkon ndihmën e shqiptarëve për gjetjen e babait dhe pse jo në eksplorimin e vendit dhe kulturës shqiptare.
Kushdo që ka informacion mund ta kontaktojë në rrjetet sociale, Facebook/ Instagram, Roman Kunčar, ose tatovinastope.cz.
Mesazhi i Roman:
Unë po kërkoj babain tim në Shqipëri. Nuk e kam takuar kurrë. Këtë muaj mbush 30 vjeç dhe do të doja shumë ta takoja për herë të parë. Po e bëj këtë me dashuri dhe respekt për babain tim dhe jetën e tij. Ai dhe nëna ime u dashuruan para 30 vitesh në Gjermani. Që atëherë nuk janë parë më.
Ju mund të më ndihmoni ta gjej duke shpërndarë këtë foto ose duke më shkruar çdo informacion rreth tij. Jam gjithashtu këtu për të njohur kulturën tuaj. Për të zbuluar nga vij. Për të njohur rrënjët e mia. Do të jem shumë mirënjohës për çdo këshillë për vendet që nuk duhet të humbasim./joq

