Politike
Gjin Gjoni i revoltuar: Rama na urren, nuk emëroi asnjë ministër nga Veriu

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar ashpër ndaj përbërjes së re të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama.
Sipas Gjonit, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, katër qarqe nga veriu, Shkodra, Lezha, Dibra dhe Kukësi, nuk përfaqësohen në qeveri, ndërkohë që, sipas tij, në kabinet janë përfshirë “përfaqësues të karteleve të drogës”.
“Rama futi në qeveri përfaqësues të bandave por asnjë përfaqësues të 4 qarqeve të veriut. Si kurrë më parë në historinë e Shtetit Shqiptar, në një kabinet qeveritar pjesë e të cilit janë dhe përfaqësues të karteleve të drogës nuk do ketë asnjë përfaqësues politik të zgjedhur nga 4 qarqet e veriut.
Shkodra me 11 ligjvënës, Lezha me 7 ligjvënës, Dibra me 5 përfaqësues në Parlament dhe Kukësi me 3 deputetë, nuk do kenë asnjë përfaqësues në kabinetin qeveritar.
Ky diskriminim që është në raport të drejtë me diskriminimin në investime infrastrukturor, nuk ka ndodhur as në ditët më të errëta të regjimit komunist dhe nuk është parashikuar as në tezat më të errëta të Vaso Çubrilloviçit.
Koha është që shqiptarët nga veriu në jug të reagojnë ashpër përballë kësaj përçarje, një skenar që mund ta bëjë vetëm një shqipfolës si Edvin Rama”, shkruan Gjin Gjoni.

