Rajon
Një tjetër përpjekje e dështuar/ Si u shndërrua në një fiasko udhëtimi i Dodikut në Moskë
Ish-presidenti i Republikës Srpska po kërkon shpëtim nga zyrtarët rusë, por deri më tani ai duket se ka marrë një premtim nga Lavrov për “pyetje të pakëndshme” nga të cilat, siç duket, askush në Bosnjë dhe Hercegovinë apo në Perëndim nuk ka frikë.
“Jemi të vetëdijshëm se ndikimi i Perëndimit në Ballkan është në fazat e tij të fundit dhe se ekziston rreziku që populli serb ta pësojë edhe më keq. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të diskutohen detajet këtu ne Moske, pasi kjo është një mundësi shumë e rrallë për dikë në Perëndim për ta dëgjuar” – tha Dodik pas takimit me Sergei Shoigu nga Këshilli i Sigurisë Ruse, i cili tha se ata kishin diskutuar situatën komplekse në RS.
Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo gjë që i mërzit miqtë tanë nga entiteti i Republika Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë do të ketë pasoja pas referendumit, kur do të shihet mendimi i popullit.
“Rusia vazhdon të mbështesë Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit. Ne do ta diskutojmë këtë konkretisht më 31 tetor, kur Rusia do të kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së” – tha Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Luciano Kaluza beson se Rusia po pret rezultatet e referendumit në RS.
“Është e rëndësishme të kuptohet se sa të rëndësishme janë mesazhet që dërgojmë nga RS, në mënyrë që ato të pasqyrohen në vendimet e Këshillit të Sigurimit në formën në të cilën Rusia do t’i paraqesë ato” – tha Kaluža duke shtuar se seanca e lartpërmendur do të zbulojë të gjitha qëllimet e Perëndimit politik në lidhje me çështjet dhe problemet në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Shpallja e “pyetjeve të pakëndshme” nuk është gjë tjetër veçse një kërcënim dhe një përpjekje te Moskës për të bllokuar përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Lavrov tregon qartë se Kremlini po e përdor Bosnjën dhe Hercegovinën si instrument në konfliktin e tij gjeopolitik me Perëndimin” – theksoi Saša Magazinović, kreu i klubit SDP në Asamblenë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Analisti i politikës së jashtme Jahja Muhasilović u shpreh se Rusia ka pasur prej kohësh një marrëdhënie problematike me BiH-në, pjesërisht për shkak të lidhjeve të saj me Dodikun dhe politikën serbe në BiH.
“Ata ndoshta do të përpiqen të sfidojnë mandatin e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në BiH përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Megjithatë, kjo nuk është adresa e duhur, pasi Zyra e Përfaqësuesit të Lartë është pjesë integrale e Marrëveshjes së Dejtonit, të cilën e nënshkroi edhe Rusia. BiH ka shumicën në Këshillin e Sigurimit dhe Rusia mund të veprojë atje vetëm me Kinën, por ata nuk mund të bëjnë asgjë më konkrete. Kjo ndoshta do të jetë një tjetër përpjekje e pasuksesshme nga Rusia” – , beson analisti i njohur