Aktualitet
Pamjet e rënda/ Momenti kur babai i 3 fëmijëve u mbajt te shtylla e ndriçimit, por bie në kontakt me korrentin

Janë publikuar pamjet e rënda kur 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi bie në kontakt me energjinë elektrike për shkak të papërgjegjshmërisë së shtetit dhe humbi jetën, duke lënë tre fëmijë jetimë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen nr. 6 pranë stadiumit të futbollit në Durrës, teksa Bardhyl Kaloshi ishte duke kaluar rrugën, e cila ishte e përmbytur nga uji.
Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale, shihet se Kaloshi duke tentuar të kalojë rrugën, ka prekur me dorë një shtyllë elektrike të ndriçimit, ku në brendësi të saj ka pasur kabuj të zhveshur, të cilët për pasojë kanë shkaktuar vdekjen e 43-vjeçarit.
Bardhyl Kaloshi bie në tokë pas kontaktit me rrymën ndërsa kalimtarë të rastit tentojnë t’i afrohen 43-vjeçarit, por largohen menjëherë për shkak të kontaktit me energjinë elektrike.
Biznese pranë zonës u shprehën jashtë kamerave se prej një jave kishin raportuar rrezikun që mbarte shtylla e dëmtuar, por askush nuk është kujdesur për të.

